Prej orësh, qytetarët nga e gjithë Shqipëria presin të nisin fluturimin e tyre por deri tani asnjë fluturim nuk është realizuar. Të gjitha fluturimet e linjës, Tiranë- Romë u anuluan.
Pasagjerët u shprehën të indinjuar pasi një pjesë e madhe ishin me fëmijë dhe pritja është e pajustifikuar.
Askush nuk ka denjuar t’i informojë qytetarët për këtë ngërç. E vetmja gjë që shkruhet nëpër monitore është një njoftim për vonesë por asnjë shpjegim dhe asnjë orar lidhur me nisjen e fluturimeve.
Sipas vetë pasagjerëve, qielli është i hapur, por mesa duket, në aeroport presin të dalë dielli.