Parandalimi i emigrantëve të paligjshëm, Sllovenia vendos pengesa kufitare me Kroacinë

Publikuar tek: rajon, më 23:46 12-07-2019 Parandalimi i emigrantëve të paligjshëm, Sllovenia vendos pengesa kufitare me Kroacinë Policia kufitare e BE, Frontex, ne monitorimin e kufijve per emigrante te paligjshem

Qeveria sllovene ka deklaruar se do të vendosë pengesa shtesë në kufirin me Kroacinë për të parandaluar dyndjen e emigrantëve të paligjshëm.

Ministria e Punëve të Brendshme e Sllovenisë, konfirmoi se instalimi i pengesave me tela me gjemba, do të përfshijë vijën kufitare me Kroacinë, në gjatësi prej 40 kilometrash.

Kufiri midis Kroacisë dhe Sllovenisë është gjithsej 671 kilometra. Sllovenia filloi të instalonte tela me gjemba gjatë krizës së emigracionit në vitin 2015, dhe që atëherë ka instaluar tela me gjemba në 50 zona të ndryshme përgjatë vijës kufitare me Kroacinë.

Sipas mediave vendase, qeveria ka shpenzuar 6.6 milionë euro vetëm gjatë vitit 2017 për vendosjen e pengesave kufitare për parandalimin e emigrantëve të paligjshëm.

Ballkani vitet e fundit ka shërbyer si tranzit për shumë emigrantë ilegalë, që ikin kryesisht nga zonat e luftës dhe varfëria.

333333.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021712064743042
array(1) { ["section"]=> string(92) "parandalimi-i-emigranteve-te-paligjshem-sllovenia-vendos-pengesa-kufitare-me-kroacine-172037" }