“Uniformat blu” të Lezhës kanë ndaluar një 28-vjeçar nga fshati Barbullojë e Re në Lezhë, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë një 31-vjeçar.
Mësohet se 28-vjeçari ka kërcënuar me një armë zjarri shtetasin V.Z vjeç 31, banues në Lezhë.
Për fat të mirë ngjarja nuk ka përfunduar me pasoja dhe 31 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur grupin hetimor për zbardhjen e kësaj plagosje.
Me cilësinë e provës materiale janë gjetur e bllokuar 2 gëzhoja me kalibër 7.65 mm dhe mjeti tip “Ford” i braktisur në Kurbin, me të cilin është larguar autori.