Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale, i riu gjuan me armë brenda lokalit, policia e arreston në kohë rekord (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:24 15-02-2017 Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale, i riu gjuan me armë brenda lokalit, policia e arreston në kohë rekord (EMRI)

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale duke  arrestuar në kohë rekord autorin dhe sekuestruar armën.

Policia është njoftuar sot rreth orës 19:00, se në një lokal në lagjen "Mark Lula" Shkodër, ka një konflikt me armë zjarri, raporton Newsbomb.al.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se, shtetasi Arjan Gjeta, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E.P. 26 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në lokal ku ndodheshin edhe klientë te tjerë dhe është larguar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia bën me dije se Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të njofimit të marrë dhe si rezultat i vlerësimit të ngjarjes, në kohë rekord bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, lokalizimin e tij dhe arrestimin në flagrancë, konkretisht shtetasi:

* Arjan Gjeta, 42 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjet 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 8 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe muncioneve luftarake", parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal. /Newsbomb.al/ 

1212.jpg

AAAAAAAAAAAA.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rruga pa sinjalistikë, makina bie në kanal, plagoset shoferi
Thellohet skandali: Prokuroria gjen provën tjetër që fundos policët privatë të grabitjes 3.2 milion USD »
Article Logic
Execution time: 0.011013031005859
array(1) { ["section"]=> string(118) "parandalohet-ngjarja-e-rende-kriminale-i-riu-gjuan-me-arme-brenda-lokalit-policia-e-arreston-ne-kohe-rekord-emri-68832" }