Parandalohet ngjarja tragjike në Himarë, Jani Kreku tenton të vrasë një person

Publikuar tek: aktualitet, më 09:15 04-09-2017 Parandalohet ngjarja tragjike në Himarë, Jani Kreku tenton të vrasë një person Foto ilustruese

Himarë- Parandalohet një konflikt i cili mund të përshkallëzohej deri në ngjarje tragjike. Tenton të vrasë me mjet prerës, arrestohet në flagrancë nga policia.

Policia bën me dije se, pas një telefonate e cila ka ardhur në Sallën Operative Himarë, lidhur me një konflikt në fshatin Pilur, midis dy shtetasve, Strukturat e Policisë së Komisariatit Himarë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar konfliktin i cili mund të përshkallëzohej deri në vrasje.

Në vendngjarje shërbimet policore kanë konstatuar shetasin Jani Kreku i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur si edhe ka goditur me mjete të ftohta prerëse-shpuese (thikë), në tentativë për ta vrarë shtetasin V.L., 57 vjeç, i cili aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Jani Kreku, 72 vjeç, banues në Pilur, Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale ;Vrasja me dashje e mbetur në Tentativë dhe Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta parashikuar nga nenet 76-22 dhe 279 të Kodit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021846055984497
array(1) { ["section"]=> string(83) "parandalohet-ngjarja-tragjike-ne-himare-jani-kreku-tenton-te-vrase-nje-person-91078" }