Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, arrestohet 21 vjeçari, në kërkim një tjetër

Publikuar tek: aktualitet, më 14:43 30-03-2017 Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, arrestohet 21 vjeçari, në kërkim një tjetër

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Shkodër, arrestohet një prej dy autorëve, shpallet në kërkim një tjetër dhe sekuestrohet arma e krimit, një automatik model 56 dhe 15 fishekë.

Policia bën me dije se sot rreth orës 10:40 nga Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policise Shkodër, pas informacioneve të marra dhe veprimeve të shpejta Policore është bërë e mundur të parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale ndaj një shtetasi .

Konkretisht shtetasi me iniciale F.G 30 vjeç banues në Shkodër, tashmë i identifikuar nga ana e Policisë dhe i  shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shtetasin Besmir Arrsi 21 vjeç , nga Shkodra, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin N. P 21 vjeç edhe ky banues në Shkodër.

Pas ngjarjes, gjatë tentativës për t'ju larguar shërbimeve të Policisë, është e mundur  kapja dhe arrestimi  në flagrancë  i shtetasit:

* Besmir Arrsi 21 vjec , banues në Shkodër.

Ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi:

F. G, 30 vjeç, banues në Shkodër

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje,  u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.

1 armë  zjarri automatike dhe 1 krehër me 15 fishekë.

Policia bën me dije se konflikti mes shtetasve po hetohet dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.

“Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

sh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U shtir si i sëmurë mendor, dënohet përjetë autori që vrau 2 vëllezër në Kukës, pas konfliktit për kromin
Historia e trishtë e lypses së vogël me sy jeshil, si e kontrollonte e ëma me flokë të kuqe; e rrëfen mësuesja korçare »
Article Logic
Execution time: 0.011224031448364
array(1) { ["section"]=> string(91) "parandalohet-nje-ngjarje-e-rende-kriminale-arrestohet-21-vjecari-ne-kerkim-nje-tjeter-73602" }