Parandalohet TRAGJEDIA/ Kërcënonte me armë bashkëshorten, pranga 53 vjeçarit në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 11:41 11-11-2019 Parandalohet TRAGJEDIA/ Kërcënonte me armë bashkëshorten, pranga 53 vjeçarit në Shkodër Arma e sekuestruar

Një 53- vjeçar nga Shkodra ka rënë në pranga e policisë, pasi ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten.

Pas njoftimit të marrë, policia menjëherë ka shkuar në banesën e 53 vjeçarit dhe ka bërë neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë, duke parandaluar krimin në familje.

Në prangat e policisë ra shtetasi  R. Sh, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër. 

Blutë e Shkodrës, në cilësinë e provës materiale sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje e rëndë në familje

Arrestohet në flagrancë një 53 vjeçar i cili ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponjat", falë reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi R. Sh. 53 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten.

Policia pas njoftimit të marrë, menjëherë ka shkuar në banesën e 53 vjeçarit dhe ka bërë neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, LITA sulmon qeverinë me fjalët e RAMËS: Jeni ju 'KÇK-ja’
BALLA nuk përmbahet ndaj METËS: Ka hallin e bashkëjetueses së Enkelejd ALIBEAJT, po bën si kënga ‘e kam unë, e ke ti’ (KRITIKAT NDAJ KREUT TË SHTETIT) »
Article Logic
Execution time: 0.012148141860962
array(1) { ["section"]=> string(92) "parandalohet-tragjedia-kercenonte-me-arme-bashkeshorten-pranga-53-vjecarit-ne-shkoder-185458" }