Parandalohet tragjedia në Elbasan, arrestohet autori i kanosjes me armë, në pranga edhe dy të tjerë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:48 21-05-2019 Parandalohet tragjedia në Elbasan, arrestohet autori i kanosjes me armë, në pranga edhe dy të tjerë (EMRI) Silvester Lleshi

Policia ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë ditën e sotme në Elbasan.

Një i ri ka kanosur me armë zjarri një djalë me inicialet F.C., por fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Silvester Lleshi, i cili është vënë menjëherë në pranga.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në në fshatin Bradashesh të Elbasanit për motive të dobëta.

24-vjeçari akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosje”, ndërsa mësohet se emri i tij rezulton të jetë i njohur nga policia, pasi ka qenë shoqëruar disa herë.

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe dy persona me iniciale E.Q., 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, për moskallëzim të krimit.

Sakaq, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoleta tip 'Zastava' e cila ishte e mbushur me 5 fishekë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022775173187256
array(1) { ["section"]=> string(109) "parandalohet-tragjedia-ne-elbasan-arrestohet-autori-i-kanosjes-me-arme-ne-pranga-edhe-dy-te-tjere-emri-165131" }