Parandalohet tragjedia në Kolonjë, arrestohet 43-vjeçari me armë dhe municione

Publikuar tek: aktualitet, më 15:55 12-02-2019 Parandalohet tragjedia në Kolonjë, arrestohet 43-vjeçari me armë dhe municione

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në Kolonjë dhe ka arrestuar një 43-vjeçar.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.Ll, në shtëpinë e të cilit u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri tip pushkë, disa krehra për mbajtje fishekësh luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, fishekë armë gjahu, kapsolla për fishekë çifteje dhe material të dyshuar barut.

Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë Kolonjë:

Policia ndërhyn për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti, arreston në flagrancë një 43 vjeçar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 43 vjeçarit, i cili ishte dhe shkaktari i konfliktit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, si edhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, pas marrjes njoftim se në fshatin Podë, dy bashkëfshatarë po konfliktohej për motive të dobëta, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në vijim të veprimeve të tjera procedurale, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A.LL, 43 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: armë zjarri tip pushkë, disa krehra për mbajtje fishekësh luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, fishekë armë gjahu, kapsolla për fishekë çifteje, material të dyshuar barut.

Shtetasi A.LL u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02450704574585
array(1) { ["section"]=> string(84) "parandalohet-tragjedia-ne-kolonje-arrestohet-43-vjecari-me-arme-dhe-municione-152512" }