Paraqitje e dobët e Kombëtares shqiptare, humb 0-1 ndaj Lituanisë (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 22:47 07-09-2020 Paraqitje e dobët e Kombëtares shqiptare, humb 0-1 ndaj Lituanisë (VIDEO)

Ka përfunduar sfida mes Shqipërisë dhe Lituanisë e vlefshme për raundin e grupeve në National League (Liga e Kombeve).

Miqtë rrëmbyen një 3 pikësh shumë cinik, pas gabimeve të njëpasnjëshme të skuadrës sonë. Në përgjithësi Shqipëria zhvilloi një ndeshje të dobët, pa busull dhe pa një qëllim, me pak ide për të sulmuar portën kundërshtare.

Mirëpo minuta 51 ishte fatale për ne, kur Gjasula gabimisht ia fali topin lojtarit kundërshtar, i cili me lehtësi kaloi edhe portierin Strakosha që kishte dalë më shumë seç duhet nga zona e tij.

Edhe pse goditja drejt portës ishte e lehtë, Hysaj nuk bëri asgjë për ta larguar atë top nga kuadrati. Tanët u përpoqën për të barazuar shifrat, por më kot, ndeshja përfundoi 0-1.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009890079498291
array(1) { ["section"]=> string(77) "paraqitje-e-dobet-e-kombetares-shqiptare-humb-0-1-ndaj-lituanise-video-219616" }