Parashikimi i Baton Haxhiut: PD dhe LSI nuk do garojnë bashkë, zgjedhjet i fiton…

Publikuar tek: politike, më 18:04 04-12-2020 Parashikimi i Baton Haxhiut: PD dhe LSI nuk do garojnë bashkë, zgjedhjet i fiton… Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu është shprehur se kryeministri Rama më 25 prill do të marrë mandatin e tretë për të qeverisur vendin.

Në emisionin “As pro, as kundër” Haxhiu tha se PD dhe LSI nuk do të jenë në garë së bashku. Ai tha se nuk do të ketë mes tyre një koalicion para zgjedhjeve.

Baton Haxhiu: Gjërat kanë përfunduar të gjitha, jemi në garë zgjedhore. Asnjë opinion i Vencias, asgjë. Edhe LSI nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike. PD është një forcë e madhe politike e cila ka peshën e vet të situatës dhe nuk do rrezikojë situatën e vet me çfarëdo koalicioni.

Natyrshëm ka aleatët e vet. Ajo që unë pajtohem me kolegun e LSI, i cili tha se koalicioni i opozitës në të ardhmen do të jetë ai që do të fitojë zgjedhjet. Pajtohen në kuptimin fjalisë që tha. Ky koalicion mund të jetë vetëm i ndarë, por me një mundësi bashkimi pas zgjedhjeve. Por a është kjo e mundshme?

Politika nuk jep garanca të tilla. Nuk e di kush e ka ofertën më të mirë për koalicione në të ardhmen. Sa i përket zotit Duka pozicioni më komod si parti politike e ka partia e tij, sepse ka një synim.

Nuk është i varur nga financat e të tjerëve, ka një qëllim politik dhe ka komunitetin. Pozicioni i tij nuk krahasohet me asnjë parti tjetër më të vogël.

Robert Aliaj: Me çfarë po thoni ju më duket sikur po thoni që do të fitojë Rama.

Baton Haxhiu: Nuk ka diskutim që do të fitojë Rama dhe PS.

Baton Haxhiu: E meriton apo jo është çështje tjetër, atë e vendos votuesi. Nga sondazhet shihet që Rama ka një përparësi të jashtëzakonshme. Shqetësimi te partitë politike duhet të jenë një referencë te gjenerata e re që nuk ka kënaqësi të dalë të votojë.

Unë nuk e shoh sukses këtë Baton që edhe një mandat të tretë PS.

Baton Haxhiu: Një qytetar që merr përgjegjësi nuk është në një listë dhe ai me argumente thotë kush e ka fajin. Për çdo ditë e pështyjmë Shqipërinë.

Por, Shqipëria në çfarëdo varianti është më mirë në zhvillim se të gjitha vendet e Ballkanit, përveç Greqisë. Kritika duhet të jetë gjithnjë e vazhdueshme, por ajo që unë shpresoj është që pushteti i ardhshëm do të ketë një marrëveshje politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të rinjtë e Kukësit i ankohen Bashës: Na i hapin dritaret nga pandemia, nuk shkruaj dot se më ngrijnë duart, drutë i marrim nga shtëpia
Reaguan pas vdekjes së Marko Bellos, Arben Malaj ‘shpërthen’ ndaj ish-kolegëve socialistë: E shpallët ‘armik të partisë’ dhe s'i dhatë mundësi t’i shërbente vendit »
Article Logic
Execution time: 0.010967969894409
array(1) { ["section"]=> string(85) "parashikimi-i-baton-haxhiut-pd-dhe-lsi-nuk-do-garojne-bashke-zgjedhjet-i-fiton-230193" }