Këtë fundjavë, duke nisur nga dita e sotme sipas metereologëve nuk do të ketë reshje shiu.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nuk do të ketë as ulje të temperaturave dhe minismala arrin në 3 gradë celscius në vendet malore.
“Sot (e premte, dt.05) dhe nesër (e shtunë dt.06) nuk pritet të ketë reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 5 °C / 16 °C
në vendet malore: 3 °C / 11 °C.
ERA
Sot (e premte, dt.05) dhe nesër (e shtunë dt.06) era do të fryjë e lehtë”, sqarojnë sinoptikanët.