Parashikimi i motit, informohuni para se të dilni nga shtëpia

Publikuar tek: aktualitet, më 06:52 22-05-2017 Parashikimi i motit, informohuni para se të dilni nga shtëpia

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ndërsa me vranësira dhe rrebeshe shiu afat-shkurtër do të paraqitet situata e motit për zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës  do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit sërish zonat lindore do të mbeten të rrezikuara nga shira të karakterit lokal.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë mbi 2 ballë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 15-vjeçari kërkon t’i arrestojnë babanë: Nuk duroj dot më. Përgjigjet edhe i ati në polici
Supozohej të ruante lokalin në Borsh, roja kapet duke trafikuar drogë »
Article Logic
Execution time: 0.011068105697632
array(1) { ["section"]=> string(66) "parashikimi-i-motit-informohuni-para-se-te-dilni-nga-shtepia-79476" }