Mesa duket ditët pranverore erdhën. Meteorologët parashikojnë rritje temperaturash që nga dita e sotme.
Sipas Meteoalb,gjatë gjithë ditës, moti vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme në Veri – Verilindje.
Temperaturat me rritje të lehtë mëngjesi, por më e ndjeshme rritja gjatë mesditës kur maksimumi ngjitet mbi 21°C.