Parashikimi i motit, mësoni si do të jetë dita nesër

Publikuar tek: aktualitet, më 23:00 15-05-2019 Parashikimi i motit, mësoni si do të jetë dita nesër

Edhe dita e sotme parashikohet të jetë me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, reshjet do të jenë të dobëta në pjesën më të madhe të territorit.

Ato pritet të jenë lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë  Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate .

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 7 / 19 °C
në vendet malore: 4 / 14 °C

ERA
Nesër (e enjte dt.16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.

ZJARRET NË PYJE
Nesër (e enjte dt.16) të gjitha qarqet pritet të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje.

60334649_1343478725805970_4057412195296739328_o.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056788921356201
array(1) { ["section"]=> string(58) "parashikimi-i-motit-mesoni-si-do-te-jete-dita-neser-164487" }