Parashikimi i motit, mësoni si do të jetë dita nesër

Publikuar tek: aktualitet, më 21:56 22-05-2019 Parashikimi i motit, mësoni si do të jetë dita nesër

Edhe gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta shiu në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Tiranë, ndërsa në qarqet e tjera do të dominojnë rrezet e diellit.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat minimale do të jenë në vendet malore dhe temperaturat maksimale në vendet e ulëta.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 21 °C

në vendet e ulëta: 11 / 23 °C

në vendet malore: 6 / 19 °C

ERA

Nesër (e enjte dt.23) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

ZJARRET NË PYJE

----------------------

Nesër (e enjte dt.23) të gjitha qarqet pritet të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje. Në disa qarqe pritet rrezik “I ULËT” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht qarqet: Korçë (Perёndim), Fier (Jug) dhe Vlorë (Veri).

60764742_1349351918551984_6989795030672080896_o.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operatorët e urbanëve qindra milion lekë fitime në ditë, por nuk kryejnë investime (VIDEO)
Vendimi i Qeverisë për rritjen e rrogave, mjeku i njohur publikon dokumentin e bankës: 0 qindarka shtesë, talljen nuk ua kemi borxh »
Article Logic
Execution time: 0.012765884399414
array(1) { ["section"]=> string(58) "parashikimi-i-motit-mesoni-si-do-te-jete-dita-neser-165348" }