Dita e sotme parashikohet të jetë me vranësira deri në mbrëmje ku shirat e dobët do të përfshijnë të gjithë vendin. Ndërsa në veri reshjet e shiut do të jenë më intensive.
Sipas Mateoalb temperaturat e ajrit do të luhaten nga 0 gradë celsius mëngjesi në zonat e thella malore deri në 9-10 gradë celsius në zonat bregdetare.
E diela nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme të vlerave termike.