Vendi ynë do të dominohet sot nga kthjellime dhe vranësira të lehta dhe masat ajrore do të jenë të qëndrueshme, ndërkohë që zonat verilindore dhe juglindore të cilat do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira më të shpeshta.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.