Parashikimi i motit për 3 ditë: Reshje shiu në bregdet, kthjellime e vranësira në pjesën tjetër të vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:10 27-10-2020 Parashikimi i motit për 3 ditë: Reshje shiu në bregdet, kthjellime e vranësira në pjesën tjetër të vendit

Dita e martë (sot) do të karakterizohet nga mot me kthjellime dhe vranësira, e reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

Kurse dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshjet do jenë me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkësa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herpasherëshme por humbasin intensitet.

Dita e enjte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ilir Beqaj del ‘kundër’ PS-së për Kodin Zgjedhor: Dy pakënaqësi që ekzistojnë në Shkodër
Profesor Ilir Ciko rrëfen betejën me Covid-19: Arrita në Sanatorium në orën 2 të natës, mjeku kishte në dorë skanerin e gjithë analizat. Në Francë ta bëjnë për 1 javë (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.011417865753174
array(1) { ["section"]=> string(110) "parashikimi-i-motit-per-3-dite-reshje-shiu-ne-bregdet-kthjellime-e-vranesira-ne-pjesen-tjeter-te-vendit-225296" }