Parashikimi i motit për datën 9 nëntor 2019, vranësira dhe reshje në të gjithë vendin

Publikuar tek: aktualitet, më 08:17 09-11-2019 Parashikimi i motit për datën 9 nëntor 2019, vranësira dhe reshje në të gjithë vendin Foto ilustruese

Shërbimi Meteorologjik Shqiptar parashikon se ditën e shtunë, moti në vend do të vijojë me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe intervale të shkurtra me diell. 

Reshjet e shiut me intensitet të ulët nisin në orët e paradites të herëpashershme. 

Gradualisht reshjet do të shtojnë intensitetin deri në mesatar. Në orët e pasdites e të mbrëmjes reshjet e shiut do të marrin karakter rrebeshesh me shkarkesa elektrike përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, e lehtë e mesatare ndërsa në bregdet e vrullshme dhe me rrahje deri 15m/sek , duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë.


Temperaturat parashikohen:

-Zonat malore 7ºC deri në 17ºC

-Zonat e ulëta 10ºC deri në 23ºC

-Zonat bregdetare 12ºC deri në 23ºC

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026944875717163
array(1) { ["section"]=> string(91) "parashikimi-i-motit-per-daten-9-nentor-2019-vranesira-dhe-reshje-ne-te-gjithe-vendin-185229" }