Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të variojnë temperaturat

Publikuar tek: aktualitet, më 08:07 22-02-2017 Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të variojnë temperaturat

Vendi ynë do të jetë nën ndokimin e motit të kthjellët gjatë gjithë ditës së sotme, por herë pas here do të ketë kalime vranësirash kryesisht në juglindje të vendit.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë territorin. Në orët e vona të natës priten sërish vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat veriore e qendrore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Amnesty International” kritikon Shqipërinë: Autoritetet s’po bëjnë asgjë
Rrëfen Elia Zaharia për vajzën e fiksuar pas princ Lekës: Na u kthye në makth, s’dilnim dot nga shtëpia »
Article Logic
Execution time: 0.010862112045288
array(1) { ["section"]=> string(77) "parashikimi-i-motit-per-diten-e-sotme-ja-si-do-te-variojne-temperaturat-69516" }