Parashikimi i motit për ditën e sotme, rriten sërish temperaturat

Publikuar tek: aktualitet, më 09:14 22-03-2017 Parashikimi i motit për ditën e sotme, rriten sërish temperaturat

Qarkullimi i masave ajrore nga Jugu i Europës do të bëjë që vendi ynë të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, për pasojë moti i kthjellët do të jetë prezent gjatë gjithë ditës.

Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër zonën malore të Shqipërisë.

Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare të jenë dominante. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, termometri në zonat e ulëta do të ngjitet deri në 25 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Seks në grup, drogë, makina luksi… Shkatërrohet banda e prostitucionit në Tiranë, pranga 6 persona
Tentoi të hidhej nga oxhaku ngjitur me Spitalin Ushatarak, 43-vjeçari zbret pasi i vjen gruaja »
Article Logic
Execution time: 0.011745929718018
array(1) { ["section"]=> string(70) "parashikimi-i-motit-per-diten-e-sotme-rriten-serish-temperaturat-72747" }