Parashikimi i motit për ditën e sotme, ulen sërish temperaturat

Publikuar tek: aktualitet, më 09:27 15-01-2017 Parashikimi i motit për ditën e sotme, ulen sërish temperaturat

Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të karakterizojnë motin në të gjithë territorin e vendit, por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Edhe orët e pasdites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në ultësirën perëndimore, duke lënë me vranësira më të dendura zonat malore Lindore.

Parashikohet që gjatë natës vranësirat të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 3 gradë në orët e mëngjesit por orët e mesditës nuk do të sjellin shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi juglindor ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halla më nxorri për prostitutë. Linda një vajzë që e dhashë për birësim… Historia rrëqetëse e 35 vjeçares në Durrës (DESHMIA)
Ja kush janë dy adoleshëntët kushërinj lezhianë që u arrestuan nga policia për transport droge »
Article Logic
Execution time: 0.010946989059448
array(1) { ["section"]=> string(68) "parashikimi-i-motit-per-diten-e-sotme-ulen-serish-temperaturat-65553" }