Parashikimi i motit për këtë javë, ja kur priten ulje temperaturash

Publikuar tek: aktualitet, më 07:25 08-07-2019 Parashikimi i motit për këtë javë, ja kur priten ulje temperaturash

Ndikimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika do të jenë prezente ditët e para të javës, e në mesjavë do të kemi depërtimin e masave më të freskëta nga Veriu i Europës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e hënë dhe e martë do të sjelli zhvillm të vranësirave në mesditë përgjatë relieveve malore duke u pasura nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht përgjatë zonave malorë në Veri-Verilindje.

Dita e mërkurë dhe orët e para të 24 orëshit të së enjtes do të kenë reshje shiu që do të përfshijë të gjithë territorin e vendit. Për shkak të kontrastit të fortë termik reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqeruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht reshjet do të jenë edhe në formën e breshërit.

Pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave ditën e enjte e të premte.

Dita e mërkurë dhe e enjtja do shoqërohen me erë të vrullshme nga kuadrati i Veriut deri në 30m/s.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008389949798584
array(1) { ["section"]=> string(73) "parashikimi-i-motit-per-kete-jave-ja-kur-priten-ulje-temperaturash-171466" }