Parashikimi i motit për nesër dhe rreziku nga përmbytjet: Rënie në nivelin e lumenjve por...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:39 23-03-2018 Parashikimi i motit për nesër dhe rreziku nga përmbytjet: Rënie në nivelin e lumenjve por...

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se rreziku nga përmbytjet mbetet i lartë edhe pse gjatë ditës së nesërme do të ketë ulje të lehtë të nivelit të lumenjve.

Parashikimi i motit dhe rreziku nga përmbytjet:

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës DO TË KETË RËNIE TË PRURJEVE. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë TË LARTA, POR DO FILLOJNË TË ULEN NË FUNDIN E DITËS SË SOTME. Parashikimet e IGJEUM tregojnë ULJE TË NIVELEVE DHE PRURJEVE në datat 24, 25, 26 dhe 27 Mars 2018. Pritet akoma RREZIK I LARTË NGA PËRMBYTJET në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit SOT 23 Mars 2018. Përgjatë fillimit të ditës së sotme (e premte, dt.23) KA KALUAR edhe piku i prurjeve dhe në ditët në vazhdim do të kemi ulje të rrezikut. Për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit parashikohen PRURJE TË LARTA në pjesët fushore të lumenjve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) priten reshje të dobëta. Në një pjese të qarqeve ato do të jenë lokalisht mesatare. Në Vlorë mund të shoqërohen edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten edhe reshje në formë dëbore në zonat malore, që në Veri do të zbresin deri në 200 m, ndërsa në Jug deri në 600 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se këto nivele).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 12 °C

në vendet e ulëta: 3 / 12 °C

në vendet malore: -5 / 7 °C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri dhe në bregdet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja kush është 20 vjeçari që mbeti i vdekur nga përplasja me policinë në Fier
Mësoni si do të jetë moti ditën e sotme »
Article Logic
Execution time: 0.011216878890991
array(1) { ["section"]=> string(95) "parashikimi-i-motit-per-neser-dhe-rreziku-nga-permbytjet-renie-ne-nivelin-e-lumenjve-por-114316" }