Parashikimi i motit për sot, sa do rriten temperaturat gjatë ditës

Publikuar tek: aktualitet, më 08:37 24-08-2017 Parashikimi i motit për sot, sa do rriten temperaturat gjatë ditës

Jemi në ditët e fundit të gushtit dhe të shumtë janë ata që kanë planifikuar pushimet e verës.

Meteoalb publikon parashikimin për ditën e sotme, në bazë të të cilit temperaturat gjatë ditës pritet të pësojnë një rritje të lehtë.

“Bregdeti dhe zonat e ulëta mbeten me mot të kthjellët ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore. Edhe pasditja vijon e kthjellët në ultësirën perëndimore dhe zonat jugore por vranësira të lehta do ketë në zonat malore. Era mbetet problematike pas mesditës duke arritur shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 - 3 ballë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, më e ndjeshme gjatë mesditës”, sqaron meteolab.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0042450428009033
array(1) { ["section"]=> string(71) "parashikimi-i-motit-per-sot-sa-do-rriten-temperaturat-gjate-dites-90016" }