Parashikimi i motit, sërish ulje temperaturash, rikthehen rreshjet

Publikuar tek: aktualitet, më 07:32 20-01-2017 Parashikimi i motit, sërish ulje temperaturash, rikthehen rreshjet

Vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa vranësira më të dendura do të kenë zonat veriore - verilindore, duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë ndërprerje të reshjeve duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të dominojnë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë në orët e mëngjesit, por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të tyre. Përsa i përket parametrit të erës do të mbetet problematike gjatë natës duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që edhe deti të jetë i trazuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Tiranë, makina del nga rruga dhe përlaset keq me mbrojtësen anësore. Shoferi në rrezik për jetën (VIDEO)
Amnistia i shpëtoi nga burgu, por ç’po ndodh me 2 mijë të liruarit? »
Article Logic
Execution time: 0.012992858886719
array(1) { ["section"]=> string(70) "parashikimi-i-motit-serish-ulje-temperaturash-rikthehen-rreshjet-66090" }