Rreshje me intensitet të lartë shiu pritet të godasin gjithë rajonin dhe vendin tonë gjatë ditëve në vijim.
Parashikimi i institutit meteorologjik evropian ka njoftuar se pjesë të uraganit Joaquin, të shpërbërë tashmë, janë drejtuar në Spanjë, Itali drejt bregut Adriatik dhe në Mal të Zi, Kroaci e Shqipëri. Sipas parashikimeve, niveli i rreshjeve mund të shkojë deri në 12mm duke shkaktuar sërish përmbytje në të gjithë vendin.