PARASHIKIMI/ Meteorologu tregon si do jetë moti në fundjavë dhe gjatë qershorit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:57 01-06-2020 PARASHIKIMI/ Meteorologu tregon si do jetë moti në fundjavë dhe gjatë qershorit

Vranësirat dhe reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditëve në vazhdim, por situata do të ndryshoje në fundjavë, ku temperaturat do të rriten deri në 30 gradë Celsius.

Meteorologut Hakil Osmani në një intervistë për ‘reporttv’ tha se gjatë javës do të ketë reshje shiu në disa zona malore, por në fundjavë do ketë rritje të temperaturave.

Sa i përket muajit qershor, Osmani u shpreh se në 15 ditët  do të jenë të freskëta dhe më vranësira, ndërsa 2 javët e fundit të muajit qershor do të ketë rritje të vlerave termike ku temperaturat do të arrijnë deri më 30 gradë Celsius.

“Fundjava do te jetë sërish me vranësita të shpeshta dhe reshje të pakta. Vlerat termike do të na favoizojnë deri në 30 gradë Celsius. Në muajin qershor 15 ditët e para do të ketë reshje, ndërsa 15 ditët e fundit të muajit do të ketë rritje të vlerave termike. Sa i përket reshjeve do të jenë të pakta. Temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius” u shpreh Osmani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097298622131348
array(1) { ["section"]=> string(85) "parashikimi-meteorologu-tregon-si-do-jete-moti-ne-fundjave-dhe-gjate-qershorit-208615" }