Parashikoi Luftën e Dytë Botërore, Murgesha: Një dallgë gjigante do “fshijë” SHBA-të këtë javë

Publikuar tek: bota, më 22:49 17-09-2017 Parashikoi Luftën e Dytë Botërore, Murgesha: Një dallgë gjigante do “fshijë” SHBA-të këtë javë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të goditen nga një valë e madhe cunami, besojnë konspiracionistët.

Parashikimi i frikshëm është bazuar në “profecitë” e Murgeshës së famshme Lucia of Fatima e cila parashikoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Murgesha italiane parashikoi një tërmet të fuqishëm që do shkaktojë dallgën gjigante nga shembja e vullkanit në Ishujt Kanarie. Ajo pa në ëndërr shpërthimin e këtij vullkani dhe shembjen e malit duke shkaktuar dallgën.

Në fakt një gjë e tillë mund të ndodhe edhe sipas shkencëtarëve, problemi është se askush nuk e di kohën e saktë.

Vullkani Cumbre Vieja rrezikon të shembet në det duke shkaktuar një dallgë nga 650 në 1500 metra të lartë, sipas gjeologëve nga universiteti i Kalifornisë, shkruan "Dailystar".

Vullkani rrëshqiti në vitin 1949 dhe në 2001, ndërsa sipas shkencëtarëve tashmë mbahet ‘në një fije’.

Një numër i madh konspiracionistësh e lidhin këtë ngjarje me parashikimet e tyre për fundin e botës këtë 23 shtator, pas mbërritjes së planetit X, një teori konspiracioniste e rëzuar nga shkencëtarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094561576843262
array(1) { ["section"]=> string(96) "parashikoi-luften-e-dyte-boterore-murgesha-nje-dallge-gjigante-do-fshije-shba-te-kete-jave-92696" }