Parisi në flakë, jelekverdhët sërish me protesta të dhunshme

Publikuar tek: bota, më 20:13 20-04-2019 Parisi në flakë, jelekverdhët sërish me protesta të dhunshme Protestat e dhunshme te jelekverdheve ne Paris

Jelekverdhët protestuan sërish sot në Paris dhe pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës, protestat shpërthyen në dhunë fizike.

Protestuesit i vunë flakën kazanëve të mbeturinave, motoçikletave dhe veturave që ishin të parkuar përgjatë marshimit të tyre, si dhe hodhën gurë në drejtim të policisë.

Kjo është java e 23-të që jelekverdhët dalin të protestojnë në rrugët e Francës.

Autoritetet franceze kanë vënë një numër të shtuar të forcave policore paraditen e sotme me rreth 5 mijë efektivë vetëm në pikat kryesore të Parisit.

Vetëm në orët e mbasdites raportohet nga mediat franceze se janë arrestuar 126 persona, ndërkohë që rreth 11 mijë protestes po pritet t’i bashkohen protestës nga qytetet e tjera franceze.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025509119033813
array(1) { ["section"]=> string(66) "parisi-ne-flake-jelekverdhet-serish-me-protesta-te-dhunshme-161213" }