Parkimi me pagesë që ka nisur në Tiranë, që prej datës 16 mars në të ashtuquajturën “Zona B”, kushton vetëm 40 lekë.
Ndërsa në zonën A kushton 100 lekë. Tirana Parking udhëzon se në rast se jeni duke parkuar në një nga 10 rrugët e Zonës B, ku pagesa e parkimit kryhet vetëm me një SMS në numrin 50500 (1 orë/40 lekë), të tregoni kujdes në dërgimin e mesazhit duke shkruar targën e automjetit, hapësirë, zonën e tarifimit. Tirana Parking bën me dije se e vetmja gjë që duhet të keni parasysh, për të shmangur keqkuptimet apo pagesën e një tarife më të lartë, është të dërgoni mesazhin e pagesës sipas udhëzimeve.
Rrugët e Zonës B, të miratuara në VKB Nr. 49 datë 11.11.2015, me tarifën 1 orë/40 Lekë janë:
BLV. Zhan D’Ark (Seg. Arkitekt Kasemi – Odhise Grillo)
Petro Nini Luarasi
BLV. Bajram Curri (Seg. Kavajës – Sulejman Delvina)
Janosh Huniadi
Liman Kaba
Perlat Rexhepi
Dëshmorët e 4 Shkurtit
Skënder Luarasi
BLV. Bajram Curri (Seg. Konti Leopold – Teodor Muzaka)
Rr. e Kavajës (Seg. 21 Dhjetori – Pallati me shigjeta)