Parkingjet e Vlorës, plas “sherri” mes drejtueseve. Kryetarja e Këshillit: Hoxha ka legjitimuar vendimin

Publikuar tek: aktualitet, më 21:25 28-03-2015 Parkingjet e Vlorës, plas “sherri” mes drejtueseve. Kryetarja e Këshillit: Hoxha ka legjitimuar vendimin (majtas) Etjona Hoxha, prefekte e Vlores (djathtas) Evis Alushi kryetare e Keshillit Bashkiak te Vlores

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës Evis Alushi hedh poshtë pretendimet e prefektes Etjona Hoxha për praktikën e dhënies me koncension të parkimit publik te privati, vendim i marrë nga Këshilli Bashkiak dhe i legjitimuar nga Prefektura. 

“Në lidhje me koncensionin e parkimeve me pagesë kemi marrë një vendim në interest ë qytetarëve të Vlorës. Sepse ndryshe nga vendimi i Këshillit Bashkiak të qershorit 2007 ku tarifa ka qenë 100 lekë ora, Këshilli i sotëm e ka vendosur tarifën 50 lekë ora. Të gjitha veprimet e Këshillit janë të ligjshme dhe janë ndërmarrë hap pas hapi pas çdo shprehje të ligjshmërisë nga ana e Institucionit të Prefektit. Vendimi për këtë mbledhje është vlerësuar i ligjshëm nga prefektura. Pas ligjshmërisë së vendimit të tetorit 2014, Këshilli Bashkiak ka marrë një tjetër vendim në dhjetor 2014. Edhe ky vendim është konsideruar i ligjshëm nga prefektura. Në këtë mbledhje kanë votuar pro 35 anëtarë, dhe asnjë kundër. Procesverbali do të bëhet publik të hënën” tha në një prononcim për neësbomb.al kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës, Evis Alushi.

Njëri nga këshilltarët e këtij këshilli, Armando Lagji i G99 pretendoi dje se ai ka votuar kundër në mbledhjen e këshillit ku është marrë vendimi, por kryetarja Alushi, e cila thotë se do të nxjerrë procesverbalin, e mohon një gjë të tillë. “Të gjithë kanë votuar pro, 35 vota”.

Më herët paraditen e sotme prefektja Etjona Hoxha tha se praktika nuk ka shkuar në duart e saj dhe për këtë i ka kërkuar dorëheqjen sekretarit të prefekturës Dritan Halili. Ky i fundit, në një deklaratë për median lokale, akuzoi prefekten se gjithçka e ka bërë me urdhër të saj, dhe dokumentat dhe praktikat do të dalin. Prefektja thotë se do të konsultohet me ekspertë ligjorë, për të kthyer pas koncesionin.

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka marrë vendimin për dhënien me koncension për 15 vjet një kompanie private parkimin në 24 rrugë të qytetit. Shkak, mungesa e administrimit nga Bashkia të Parkingjeve. Një procedurë e tillë revoltoi qytetarët, sidomos pas praktikës së ndodhur me parkingjet në Tiranë, një proces i cili u anulua pas rezistencës së anëtarëve të Këshillit Bashkiak.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendimi i pazbardhur për Mark Frrokun: U dënua për plagosje në 2012, në Tiranë
Shkullaku vs Bollino, sherri i rradhës për dokumentin e Mark Frrokut, fjalori i ashpër »
Article Logic
Execution time: 0.011383056640625
array(1) { ["section"]=> string(104) "parkingjet-e-vlores-plas-sherri-mes-drejtueseve-kryetarja-e-keshillit-hoxha-ka-legjitimuar-vendimin-7226" }