Parkingjet private, Pullazi kundër Bozdos: Kompania është përzgjedhur

Publikuar tek: aktualitet, më 18:37 14-02-2015 Parkingjet private, Pullazi kundër Bozdos: Kompania është përzgjedhur

Anëtari i majtë në Këshillin Bashkiak, Florian Pullazi ka reaguar pas deklaratave të Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranë, Eno Bozdo për parkingjet private.

Pullazi duke përgënjeshtruar Bozdon thotë se kompania që pritet të marrë me konçesion për 35 vjet vendet e parkimit në Tiranë është përzgjedhur dhe nuk do të ketë konkurs ndërkombëtar.

Sipas Pullazit, çdo qytetarë i Tiranës do të paguajë në këto parkingje pavarësisht asaj që deklarohet.

 

Postimi i Pullazit në facebook: 

 

Gënjeshtra dhe për ditë Shen Valentini. Nuk e kuptoj pse insiston kaq shumë një nën-kryetar në ikje kur kanë mbetur dhe pak muaj nga zgjedhjet, po të kishit patur një plan do ta zgjidhnit çështjen e parkimit të Tiranës brenda vitit të parë e kishit dhe premtim elektoral në qoftë se ju kujtohet.

1. S’do ketë kompani ndërkombëtare që do të marin pjesë në koncesion, kompania është zgjedhur dhe ajo është e shkruar në letër. Mashtrimi publik dënohet me ligj.

2.Konsultat me qytetarin duhet të ishin bërë me kohe jo tani që drafti është sjellë për miratim.

3.Të gjithë do tëe paguajnë tek kompania private kjo është e sigurtë.

4.Pse Bashkia nxiton bashkë me disa të tjerë që kanë dalë sot dhe kanë filluar të ndajnë vendparkimet në Tiranë pa marrë akoma vendimin e Këshillit Bashkiak kaq të sigurtë janë që ky koncesion do tëmiratohet?

Unë besoj fort që Bashkia i ka kapacitetet për të bërë të mundur që të menaxhojë me sukses këtë projekt dhe të ardhurat të shkojnë për më shumë infrastrukturë dhe mirëqënie për Tiranën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Itali/ Arrestohen 7 shqiptarë, akuzohen për 100 vjedhje
Sharrë/ Zhvarrosin eshtrat e një fëmijë dhe i hedhin në rrugë »
Article Logic
Execution time: 0.01272988319397
array(1) { ["section"]=> string(72) "parkingjet-private-pullazi-kunder-bozdos-kompania-eshte-perzgjedhur-3349" }