Parkonin kamionçinën çdo ditë në oborr, hajdutët 'zhveshin' shtëpinë e emigrantit në Shkodër (DËM MIJËRA EURO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:56 26-11-2020 Parkonin kamionçinën çdo ditë në oborr, hajdutët 'zhveshin' shtëpinë e emigrantit në Shkodër (DËM MIJËRA EURO) Foto Ilustruese

Një grabitje spektakolare është regjistruar në kryeqendrën e veriut, Shkodër.  

Ngjarje ka ndodhur në Dajç të Shkodrës, ku persona të maskuar që për ditë më radhë kanë grabitur një vilë 2 katëshe.

Grupi i hajdutëve, duke përdorur një kamionçinë shkonin thuajse çdo ditë për të "zhveshur" vilën e emigrantit që jetonte në Itali. Bëhet fjalë për banesën e Broz Kolës, i cili prej vitesh qëndron në shtetin fqinj.

Skema është zbuluar nga fqinjët e tij, të cilët kanë pyetur Kolën nëse gjatë kësaj periudhe ka dërguar punëtorë tek vila.

Me mohimin e kësaj pyetjeje, fqinjët kanë njoftuar policinë e Shkodrës e cila ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.

Nga dëshmitë e tyre në Polici, fqinjët kanë pohuar se hajdutët vinin të pamaskuar dhe futeshin çdo ditë me anë të një kamionçine në oborrin e shtëpisë. Në ndihmë pritet t'i vijnë kamerat e sigurisë aty pranë.

Ata merrnin sendet me vlerë dhe ktheheshin sërish të nesërmen për të bërë të njëjtën gjë.

Nuk dihet ekzaktësisht se sa ka zgjatur kjo metodë, por raportohet se dëmi i shkaktuar në banesë është rreth 50 mijë euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gara për në Gjykatën Kushtetuese, KED ndalon kandidaturat e 3 gjyqtarëve
‘Të gjithë në banesa brenda Vitit të Ri’, gazetarja i kujton premtimin e pambajtur të Ramës pas tërmetit, Shkreli: Brenda vitit do përfundojnë 1000 banesa »
Article Logic
Execution time: 0.011715173721313
array(1) { ["section"]=> string(112) "parkonin-kamioncinen-cdo-dite-ne-oborr-hajdutet-zhveshin-shtepine-e-emigrantit-ne-shkoder-dem-mijera-euro-229252" }