“Parku Olimpik” dhe Bulevardi i ri, bashkia e Tiranës zbulon datën e hapjes zyrtare

Publikuar tek: aktualitet, më 13:44 31-05-2017 “Parku Olimpik” dhe Bulevardi i ri, bashkia e Tiranës zbulon datën e hapjes zyrtare

Një sërë investimesh të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës janë gati tashmë për të qenë të aksesueshme nga qytetarët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ftoi të gjithë anëtarët e këshillit Bashkiak që të marrin pjesë në hapjen për publikun e disa prej investimeve të rëndësishme që ka realizuar Bashkia e Tiranës këto dy vite.

“Në datën 4 qershor ne do të hapim Parkun Olimpik të Tiranës. Në fakt dy qendra, ajo “Mirian Hakani” i peshëngritjes dhe mundjes dhe qendra tjetër e lojërave me dorë “Feti Borova” gjithashtu do të emërtohen sot nga ky Këshilli dhe qendra zyrtarisht do të hapet në 4 qershor, ditën e diel. Ju mirëpresim të gjithëve aty. Është edhe falë këtij këshilli që ai kontribut ka marrë jetë.

Në datën 10 qershor ne do të hapim sheshin “Skënderbej”. Pjesa qendrore e sheshit, ndërkohë që në 11 lulishte tematike do të vazhdojmë të punojmë plus edhe me disa projekte shtesë që do t’i bashkëngjiten sheshit, stacioni i autobusëve dhe gjëra të kësaj natyre. Por në datën 10 qershor pasdite ne do të bëjmë hapjen ceremoniale të sheshit “Skënderbej””, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se në datën 17 qershor do të hapet segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës. “Në segmentin e dytë ne vazhdojmë të jemi një kantier, por hapja e segmentit të parë i mundëson që gjithë ato hapësira të lulishteve, të korsive të biçikletave dhe të vrapuesve të mund të aksesoren nga qytetarët, por mbi të gjitha të aksesoret parkingu nëntokësor nëpërmjet bulevardit, tek zona e Stacionit të Trenit e cila çliron dhe një pjesë të trafikut dhe problematikave në atë zonë”, theksoi kreu i Bashkisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga ajri, toka dhe uji... Policia superaksion antidroge në Vlorë, këto janë rezultatet
Plagoset një turist hungarez në Sarandë, policia jep sqarime »
Article Logic
Execution time: 0.010495901107788
array(1) { ["section"]=> string(86) "parku-olimpik-dhe-bulevardi-i-ri-bashkia-e-tiranes-zbulon-daten-e-hapjes-zyrtare-80682" }