Parlamenti Europian voton për të pezulluar negociatat me Turqinë

Publikuar tek: bota, më 13:31 24-11-2016 Parlamenti Europian voton për të pezulluar negociatat me Turqinë

Parlamenti Europian ka miratuar me shumicë votash kërkesën për të pezulluar negociatat e Bashkimit Europian me Turqinë.

Vendimi është marrë me 479 vota në favor, 37 kundër dhe 107 abstenime.

Situata e repsketimit të të drejtave të njeriut pas tentativës për grusht shtetit në Turqi është përkeqësuar dhe Brukseli e ka kritikuar shpesh Ankaranë.

Megjithatë, ky vendim i PE-së nuk ka efekt ligjor për unionin pasi Komisioni Evropian është udhëheqësi i negociatave për anëtarësim.

Ligjvënësit evropianë, të zgjedhur drejtpërdrejt nga votuesit e Bashkimit Evropian në çdo pesë vjet, mund të kalojnë ligjet e BE-së së bashku me shtetet anëtare, por ata nuk kanë asnjë rol mbi çështjet e politikës së jashtme.

Votimi i sotëm mund të japë një sinjal të fortë politik, por nuk ka asnjë ndikim ligjor në komision.

Sipas udhëzimeve të komisionit për bisedimet, një shkelje serioze dhe e vazhdueshme e vlerave të BE-së, mes tyre respekti për liritë themelore dhe sundimin e ligjit, mund të sjellë pezullimin e përkohshëm të negociatave.

Në rast të një shkeljeje, Komisioni Evropian pritet të rekomandojë ngrirjen e bisedimeve dhe pastaj të paraqesë kushtet në të cilat ato mund të rifillojnë.

Më pas, 28 shtetet anëtare të bllokut do të votojnë për rekomandimin e komisionit.

Për të kaluar, propozimit do t’i duhen 16 vota pro, që përfaqësojnë të paktën 65 për qind të qytetarëve të Bashkimit Evropian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027343034744263
array(1) { ["section"]=> string(70) "parlamenti-europian-voton-per-te-pezulluar-negociatat-me-turqine-60545" }