Parlamenti i Italisë miraton martesat gay

Publikuar tek: bota, më 22:12 11-05-2016 Parlamenti  i Italisë miraton martesat gay

Deputetët italianë miratuan sot ligjin mbi martesat gay, mes personave të së njëjtës gjini, në shtetin e fundit të Evropës Perëndimore, ku ata ende nuk gëzonin një status të veçantë.

Miratuar me 369 vota pro, kundrejt 193 kundër, ligji tashmë i votuar nga Senati në shkurt do të zyrtarizohet dhe miratohet përfundimisht në mbrëmje pas një sërë procedurash të parëndësishme.

Ligji i ri përcakton një statut për bashkëjetesën e grupeve heteroseksuale dhe gay dhe krijimin nga ana tjetër për çiftet homoseksuale të një martesë civile të cilësuar “grupim i veçantë social”.

Ky bashkim parashikon detyrimin e mbështetjes reciproke në planin moral dhe material, përfitimin e pensionit familjar, leje qëndrimi për bashkëjetuesin e huaj, të drejtën për t’u vizituar në spital, mundësinë e marrjes së mbiemrit të bashkëjetuesit e tjerë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025050163269043
array(1) { ["section"]=> string(47) "parlamenti-i-italise-miraton-martesat-gay-40183" }