Parlamenti rus kalon ligjin që i quan gazetarët agjentë

Publikuar tek: bota, më 20:34 15-11-2017 Parlamenti rus kalon ligjin që i quan gazetarët agjentë

Dhoma e Ulët e parlamentit rus miratoi sot njëzëri një ligj që i lejon qeverisë të regjistrojë grupet e huaja mediatike si agjentë të huaj, një kundërpërgjigje kjo pas kërkesave të ngjashme amerikane ndaj një kanali televiziv rus.

Ligji, i cili duhet të miratohet tani nga Dhoma e Lartë e parlamentit dhe Presidenti Putin para se të hyjë në fuqi, është një ndër masat që pasojnë akuzat kundër Kremlinit se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane për të ndihmuar Donald Trumpin të fitonte, shkruan Zëri i Amerikës.

Shërbimet amerikane të zbulimit akuzojnë Kremlinin se po shfrytëzon grupet mediatike që financon për të ndikuar tek votuesit amerikanë. Këtë javë Uashingtoni i kërkoi televizionit shtetëror rus RT që të regjistrohet si “agjent i huaj” me operacione në Shtetet e Bashkuara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr i madh përfshin pallatin shumëkatësh (Foto)
Rusia i del në krah Venezuelës, i jep borxhin 3.15 miliardë dollarë »
Article Logic
Execution time: 0.011322021484375
array(1) { ["section"]=> string(61) "parlamenti-rus-kalon-ligjin-qe-i-quan-gazetaret-agjente-99708" }