Parlamenti serb seancë për Kosovën, Vuçiç paralajmëron surpriza

Publikuar tek: rajon, më 23:07 26-05-2019 Parlamenti serb seancë për Kosovën, Vuçiç paralajmëron surpriza Presidenti serb Aleksander Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se në seancën parlamentare të nesërme, do të flasë rreth dy orë në një sesion të posaçëm për Kosovën.

Mësohet se në fjalimin e tij, Vuçiç do të paraqesë fakte historike rreth marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, por gjithashtu do të paraqesë një analizë të detajuar të marrëdhënieve aktuale të këtyre dy popujve, ku edhe do të flasë për zgjidhje konkrete në të ardhmen.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ministrat dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç do të jenë pjesë e kësaj seance në Kuvendin e Serbisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028395891189575
array(1) { ["section"]=> string(69) "parlamenti-serb-seance-per-kosoven-vucic-paralajmeron-surpriza-165806" }