Parlamenti votoi për shtyrje të ‘Brexit’, JOHNSON tregohet stoik: Nuk negocion me BE-në

Publikuar tek: bota, më 18:09 19-10-2019 Parlamenti votoi për shtyrje të ‘Brexit’, JOHNSON tregohet stoik: Nuk negocion me BE-në Kryeministri i Anglisë Boris Johnson

Kryeministri i Anglisë Boris Johnson këmbëngul të mos negociojë me drejtuesit e BE-së për shtyrjen e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Edhe pse Dhoma e Komunëve votoi kundër daljen në mënyrë automatike nga organizimi i përbashkët i kontintetit të vjetër, Johnson pretendoi se vendimi i parlamentit ishte ‘’bosh’’.

‘’Votimi është zbrazur nga kuptimi i tij. Nuk do të negocioj për shtyrje me BE-në dhe ligji nuk më detyron aspak t’i bindem këtij vendimi’’, bëri me dije për mediat pas përfundimit të seancës së sotme plenare.

Legjislacioni e detyron Johnsonin të kërkojë një shtyrje të daljes nga BE-ja për 3 muaj nëse parlamenti nuk ratifikon marrëveshjen e tij me Bashkimin Europian ditën e diel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0262451171875
array(1) { ["section"]=> string(90) "parlamenti-votoi-per-shtyrje-te-brexit-johnson-tregohet-stoik-nuk-negocion-me-be-ne-182722" }