Parlez-vous Brexit? Negociatori i BE kërkon që negociatat me Britaninë të zhvillohen në frengjisht

Publikuar tek: bota, më 16:20 21-10-2016 Parlez-vous Brexit? Negociatori i BE kërkon që negociatat me Britaninë të zhvillohen në frengjisht

I përzgjedhur i Bashkimit Europian për negociatat me Britaninë e Madhe, Michael Branier, kërkon që bisedimet mes tyre të zhvillohen në gjuhën franceze dhe jo në atë angleze. Sipas Reuters, ish-ministri i Jashtëm i Francës kërkon që frengjishtja të përdoret si gjuhë zyrtare në bisedimet dhe marrëveshjet që do të arrihen për daljen e Britanisë nga BE.

“Branier kërkon që frengjishtja të përdoret si gjuhë pune në negociatat e Brexit”, ka thënë një burim diplomatik për Reuters.

Megjithatë, zyrtarë të BE-së dhe Britanisë së Madhe kanë refuzuar të komentojnë për këtë çështje, duke u shprehur se nuk u ka ardhur ende një propozim i tillë.

Përdorimi i frengjistes në këto negociata do të ishte një përjashtim nga praktika e ndjekur në Bruksel, ku kjo gjuhë humbi statusin e saj përballë anglishtes pas anëtarësimit në shteteve të veriut dhe lindjes në Bashkimin Europian gjatë dy dekadave të fundit. Madje edhe zyrtarë të lartë nga Franca dhe Gjermania komunikojmë më së shumti në anglisht sesa në gjuhët e tyre.

Kjo kërkesë e Michel Barnier është një sinjal i qartë se BE do të vendosë në radhë të parë interesat e veta në këtë proces. Shumë diplomatë britanikë që punojnë në Bruksel kanë aftësi të mira komunikimi në frengjisht, por zyrtarët e lartë të Britanisë bëjnë pjesë te grupi me varfëri të madhe të njohjes së gjuhëve të huaja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025611877441406
array(1) { ["section"]=> string(103) "parlez-vous-brexit-negociatori-i-be-kerkon-qe-negociatat-me-britanine-te-zhvillohen-ne-frengjisht-56963" }