Partia Bindja Demokratike, Gjykata e Tiranës hedh shortin për regjistrim

Publikuar tek: politike, më 16:23 23-04-2019 Partia Bindja Demokratike, Gjykata e Tiranës hedh shortin për regjistrim

Sapo është hedhur shorti në Gjykatën e Tiranës për regjistrimin e partisë Bindja Demokratike.

Gjykata e Tiranës ka caktuar gjyqtar Ervin Pollozhanin.

Ndërkohë Partia Bindja Demokratike e kryesuar nga Astrit Patozi ka siguruar 4 mijë firma për t'u regjistruar.

Mësohet se pjesë e saj do të jenë Arben Skënderi, Valbona Mezini, Andi Përmeti, Leonard Olli dhe Fabjan Topollaj. Bordi i kësaj partie është i përbërë nga ish-demokratë, ish-anëtarë të Kryesisë së Parisë Demokratike të lënë jashtë listave nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Bindja Demokratike u regjistrua më herët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027200937271118
array(1) { ["section"]=> string(78) "partia-bindja-demokratike-gjykata-e-tiranes-hedh-shortin-per-regjistrim-161560" }