Partia demokartike kushtëzon zgjedhjet: Në qershor të mbahen dhe ato parlamentare

Publikuar tek: barometri, më 08:59 01-11-2018 Partia demokartike kushtëzon zgjedhjet: Në qershor të mbahen dhe ato parlamentare

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka përsëritur idenë që në qershor me zgjedhjet lokale të mbahen dhe zgjedhjet parlamentare.

 

Spaho është shprehur se pavarësisht se Rama nuk jep garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, PD është mobilizuar maksimalisht që të dalë fituese.

“Partia Demokratike ka ngritur shtabe elektorale në bashkitë e vendit. Edi Rama është ideatori dhe zbatuesi i manipulimit të zgjedhjeve. Pse ju mendoni se kjo qeveri jep garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por Partia Demokratike nuk do të lejojë që të kemi më zgjedhje farsë. Zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore të mbahen bashkë, është një opsion. Përpara se të arrijmë në zgjedhje vendore apo të përgjithshme së bashku, së pari duhet të garantojmë zgjedhje të lira”, u shpreh Edmond Spaho, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025423049926758
array(1) { ["section"]=> string(87) "partia-demokartike-kushtezon-zgjedhjet-ne-qershor-te-mbahen-dhe-ato-parlamentare-139817" }