Partia Demokratike e gatshme për zgjedhje, Alibeaj: Jo vetëm do futemi, por do fitojmë me çdo lloj padrejtësie që mund të na bëjnë

Publikuar tek: politike, më 23:30 29-05-2020 Partia Demokratike e gatshme për zgjedhje, Alibeaj: Jo vetëm do futemi, por do fitojmë me çdo lloj padrejtësie që mund të na bëjnë Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike është të gatshme të futet në zgjedhjet e ardhshme paralamentare. Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj mbrëmjen e sotme.

Në emisionin “Pa protokoll”, Alibeaj tha se qeveria e sotme nuk përfaqëson as 15% të shqiptarëve, ndaj opozita sipas tij jo vetëm që do futet në zgjedhje por do t’i fitojë ato me çdo padrejtësi që mund t’i bëhet.

"Në një situatë të tillë, ku ka një qeveri që nuk përfaqëson as 15% të shqiptarëve, ne jo vetëm që do të futemi në zgjedhje, por me çfarëdolloj padrejtësie në këto zgjedhje, edhe më këtë kod, edhe me policinë. Ne do të fitojmë, publiku shqiptar do të jenë ata që do të rrëzojnë këtë lloj pushteti. Mund të përdorë krimin siç ka bërë në zgjedhjet e kaluara, ne besojmë se varfëria e madhe jep revoltën, tashmë pushteti është cullak në sytë e njerëzve ne besojmë fort te refuzimi i mllefit i njerëzit dhe për këtë arsye shqiptarët e kanë sot sensin për të kuptuar që këtë lloj regjimi do duhet rrëzuar me çdo kusht me përballje, ne do të jemi aty. Do t'u ofrohemi njerëzve me program dhe me ide. Ky është detyrimi minimal që opozita ka", tha Albeaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008944034576416
array(1) { ["section"]=> string(134) "partia-demokratike-e-gatshme-per-zgjedhje-alibeaj-jo-vetem-do-futemi-por-do-fitojme-me-cdo-lloj-padrejtesie-qe-mund-te-na-bejne-208350" }