Partia Demokratike “hedh në treg” maska anti-covid: Mbrojtje 100%

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:19 08-05-2020 Partia Demokratike “hedh në treg” maska anti-covid: Mbrojtje 100%

Dalin në përdorim maskat kundër koronavirusit me logon e Partisë Demokratike.

Nuk është shaka. Bëhet fjalë për një fotografi të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku dallohen tre djem me maska blu e logon e PD-së.

“Mbrojtje 100%! sb”, shkruan ish-kryeministri Berisha, i cili është shprehur vazhdimisht pro përdorimit të maskave gjatë gjthë ditës si masë mbrojtje ndaj Covid-19.

Nuk dihet nëse maskat në fjalë janë prodhuar nga PD, apo janë produkt i imagjinatës së militantëve. Megjithatë gjithnjë e më shpesh në rrjetet sociale maskat po komercializohen me dizajne nga më të ndryshmet.

fsdfsghsdgsd.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010213136672974
array(1) { ["section"]=> string(68) "partia-demokratike-hedh-ne-treg-maska-anti-covid-mbrojtje-100-205696" }