Partia Demokratike kërkesë Prokurorisë së Dibrës: Dosja e vjedhjes së votave t’i kalojë SPAK-ut

Publikuar tek: politike, më 14:10 18-01-2020 Partia Demokratike kërkesë Prokurorisë së Dibrës: Dosja e vjedhjes së votave t’i kalojë SPAK-ut FotoArkive: Godina e PD

Partia Demokratike i ka kërkuar mëngjesin e sotëm Prokurorisë së Dibrës informacion në lidhje me hetimet për dosjen 184, për vjedhjen e votave në këtë qark dhe transferimin e saj në Prokuroinë e Posaçme SPAK.

Nëpërmjet një letre, PD shpreh bindjen se kjo dosje duhet t’i transferohet SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe anti krimit të organizuar “duke qenë se atje është i faktuar bashkëpunimi në një grup të strukturuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.”

“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoo përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e struktuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës.

Sipas ligjit, duke qenë në cilësinë e kallëzuesit, PD ka të drejtë të marrë çdo informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve, por në leter theksohet fakti se ky informacion mungon. Bazuar mbi të drejtën që i jep ligji, PD i ka drejtuar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184.

  1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016
  2. Informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK
  3. Njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.

Shkrese Per Prokurorine Diber 15.01.2020 by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013961791992188
array(1) { ["section"]=> string(101) "partia-demokratike-kerkese-prokurorise-se-dibres-dosja-e-vjedhjes-se-votave-t-i-kaloje-spak-ut-192450" }