Partia Demokratike kundërshton zgjedhjen e Artur Metanit në krye të ILD-së: Ditë e keqe për drejtësinë, Rama emëroi vartësin e vetë

Publikuar tek: politike, më 20:03 20-01-2020 Partia Demokratike kundërshton zgjedhjen e Artur Metanit në krye të ILD-së: Ditë e keqe për drejtësinë, Rama emëroi vartësin e vetë Artur Metani, Inspektor i Lartë i Drejtësisë

Partia Demokratike kundërshton zgjedhjen e Artur Metanit si Inspektor i Lartë i Drejtësisë, duke thënë se Rama emëroi në krye të këtij institucioni vartësin e tij dhe njëherësh vëllain e deputetes socialiste Eglantina Gjermeni.

"Vartës i Edi Ramës për vite me radhë, Artur Metani nuk do t’i shërbejë drejtësisë së pavarur. Ai është emëruar aty për të qenë shërbëtor i Edi Ramës. Me këtë emërim Edi Rama investohet personalisht kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që gjykojnë dosjet e korrupsionit, vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës apo lidhjet e tij me krimin e organizuar", thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD.

Edhe LSI ka kundërshtuar zgjedhjen e Metanit në krye të ILD-së duke e quajtur atë emërim partiak të Rilindjes.

Kujtojmë se, Artur Metani u propozua nga Partia Socialiste në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, dhe ka marrë 98 vota pro dhe 8 kundër duke u zgjedhur kështu për 9 vitet e ardhshme si Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Ajo që bie në sy është se motra e tij, ish-ministrja socialiste Eglantina Gjermeni, ka zgjedhur të mos votojë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE:

Sot u emërua si Inspektor i Lartë i Drejtësisë vartësi i Edi Ramës, vëllai i ish ministres dhe deputetes së tij. Artur Metani, që duhet të garantojë pavarësinë e drejtësisë nga politika, u emërua sot në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

Sot është një ditë e keqe për demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri.

Emërimi i Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, është një emërim partiak në një nga pikat kyçe të sistemit të drejtësisë, që verifikon dhe nis hetime për të gjithë gjyqtarët, prokurorët, si dhe për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqesor dhe atë të Prokurorisë.

Vartës i Edi Ramës për vite me radhë, Artur Metani nuk do t’i shërbejë drejtësisë së pavarur. Ai është emëruar aty për të qenë shërbëtor i Edi Ramës. Me këtë emërim Edi Rama investohet personalisht kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që gjykojnë dosjet e korrupsionit, vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës apo lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Emërimi i Artur Metanit, një militanti partiak, vartës i Ramës, vëlla i deputetes dhe ish ministres së Ramës është një tjetër zhgënjim i thellë për të gjithë shqiptarët që prisnin drejtësi të pavarur nga reforma në drejtësi e cila, me hapin e sotëm është pranë vdekjes klinike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025145053863525
array(1) { ["section"]=> string(136) "partia-demokratike-kundershton-zgjedhjen-e-artur-metanit-ne-krye-te-ild-se-dite-e-keqe-per-drejtesine-rama-emeroi-vartesin-e-vete-192637" }