Partia Demokratike mbështet Metën: Kallëzimi i Dvoranit, akti i duhur. Nga veprimet e prokurorisë do të varet nëse...

Publikuar tek: politike, më 16:11 19-11-2019 Partia Demokratike mbështet Metën: Kallëzimi i Dvoranit, akti i duhur. Nga veprimet e prokurorisë do të varet nëse... Sekretari i PD, Gazment Bardhi

Partia Demokratike e quan aktin e duhur kallëzimin penal të kreut të KED-së Ardian Dvorani nga presidenti Ilir Meta.

Në një reagim në rrjetet sociale, sekretari i PD, Gazment Bardhi thotë se Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i Bardhit:

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.

Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076179504394531
array(1) { ["section"]=> string(118) "partia-demokratike-mbeshtet-meten-kallezimi-i-dvoranit-akti-i-duhur-nga-veprimet-e-prokurorise-do-te-varet-nese-186461" }