Partia Demokratike protestë para Kuvendit, Ristani: Të dorëhiqet Meta, do protestojmë në gjithë Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:55 16-03-2015 Partia Demokratike protestë para Kuvendit,  Ristani: Të dorëhiqet Meta, do protestojmë në gjithë Shqipërinë Foto nga protesta e së enjtes së Partisë Demookratike

Deputetët e Partisë Demokratike dhe disa qytetarë janë duke protestuar para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të Parlamentit, Ilir Meta. Protestuesit kanë disa pankarta në duar dhe thërrasin ‘’Meta ik’’. Aktualisht Meta nuk ndodhet në zyrën e tij, por është duke marrë pjesë në inagurimin e një ferme në Divjakë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se protestat do t’i vazhdojnë përditë deri sa Meta të japë dorëheqjen që drejtësia të hetojë  e lirë. Ristani tha se opozita nuk do ta bojkotojë Parlamentin, por protestuesit do të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Metës edhe në Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

“Ne kemi kërkuar dorëheqjen dhe do ta kërkojmë në mënyrë të pandalshme. Do protestojmë përditë, pasdite, nesër, pasnesër. Të shtunën në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë. Situata  është e rëndë, kemi të akuzuar kryeparlamentarin për  porositjen e e vrasjes së dy deputetëve. Kërkojmë që shteti ligjor të funksionojë por nuk mund të funksionojë në mënyrë të pavarur .Të japë dorëheqjen. Kjo është një formë  e protestës për të treguar se nuk mund të funksionojë parlamenti kështu. Është situatë e rrallë. Po mundohemi që drejtësisë t’i krijojmë kushtet që të punojë e pavarur sepse nuk mund të punojë e pavarur duke e kthyer në estradë. Meta duhet të japë dorëheqjen. Do protestojmë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Të enjten protesta jashtë parlamentit por ne brenda parlamentit.”, deklaroi Ristani nga protesta.

Partia Demokratike ka zhvilluar një protestë edhe të enjten e kaluar, gjatë kohës që Kuvendi kishte një seancë parlamentare, që nuk zgjati më shumë se 10 minuta. Edhe të enjten u kërkuar dorëheqja nga Kuvendi I kreut të saj, Ilir Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Analiza vjetore, Simoni: Çështjet e trafikimit janë 5-fishuar, është rritur numri i të pandehurve femra
Shqiptari ekzekuton bullgarin, rivalitet mes bandave në rrjetin e prostitucionit »
Article Logic
Execution time: 0.013512134552002
array(1) { ["section"]=> string(108) "partia-demokratike-proteste-para-kuvendit-ristani-te-dorehiqet-meta-do-protestojme-ne-gjithe-shqiperine-6021" }